Koreja e Veriut raportohet se ka lansuar dy raketa balistike

29 mars 2020 | 12:32

Koreja e Jugut ka kritikuar Phenjanin, pasi ka lansuar dy raketa të dyshuara balistike në det. Koreja e Jugut e ka cilësuar këtë veprim si “shumë të pavend” në kohën kur e gjithë bota po lufton kundër pandemisë së koronavirusit.

Koreja e Jugut ka raportuar se dy “projektilë me rreze të shkurtër veprimi” u nisën nga brigjet e Koresë së Veriut. Dy raketat besohet se kanë përfunduar në det./rel/

Ministria e Mbrojtjes së Japonisë ka thënë se projektilët besohet se ishin raketa balistike.

Koreja e Veriut ka kryer një seri të lansimit të rakteve në javët e fundit, pasi bisedimet me Shtetet e Bashkuara u ndërprenë.

Phenjani zyrtar ka thënë se nuk ka asnjë rast me koronavirus, por vendet e huaja dyshojnë se këto pretendime janë të vërteta

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shafrani është ilaç natyral për stresin dhe depresionin. Dy mijë…