Në kujtim dhe nderim të 21 vjetorit të rënies heroike të 14 dëshmorëve të Kombit

29 mars 2020 | 13:43

Diku rreth orës 02.15 minuta të 29 marsit, në vendin e quajtur te “Livadhet e Gjata” mbi Shishman të Bokës, në një pozicion mjaft të papërshtatshëm për luftime, ndeshen në pritën e forcave serbe, të ngritur “ad hoc” mbase vetëm disa orë më parë enkas për ta ishte bërë edhe një pritë tjeter…

Krahas forcave ushtarake serbe thuhet se kanë marrë pjesë edhe e ashtuquajtura “polici lokale” e Serbisë, që në këtë anë drejtohej nga famëkeqi Muharrem Ibraj…

Të gjendur në mes të zjarrit të gërshetuar të mitralozëve të rëndë, në një përleshje të rreptë e të pabarabartë, në një luftë mbinjerëzore bien heroikisht katërmbëdhjetë luftëtarë të lirisë e njëmbëdhjetë të tjerë plagosen rëndë e lehtë.

Shumica prej të rënëve e kishin mbushur vitin nëpër fronte të ndryshme të luftës, ishin dalluar e kishin bërë emër në beteja të njëpasnjëshme, shumë prej tyre plagët ua kishin hijeshuar shtatin në beteja të rrepta frontale në Zonën e Dukagjinit, të Drenicës e të Pashtrikut. Por këtë ditë, në momentet më të vështira për popullin dhe fatet e luftës çlirimtare, Armend Qymyri, Besim Rama, Bujar Syla, Bujar Shala, Florim Sejdija, Ibrahim Asllani, Jahja Danuza, Jashar Jashari, Kadri Berisha, Mehdi Zabeli, Mon Maçi, Naim Lata, Nuhi Elezaj e Xhemajl Avdullahu po e shkruanin bashkërisht historinë me një luftë të jashtëzakonshme, me një vetëflijim të pashembullt…

Lavdi!

(Partisë Demokratike e Kosovës – Dega në Gjermani).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të gjithë ata kredimarrës që kanë hasur vështirësi financiare, duhet…