Heqja e tarifës për lëndën e parë, hynë rreth 150 kamionë nga Serbia

29 mars 2020 | 16:01

Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën prej 100 për qind  për lëndën e parë për produktet nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, në pikën doganore në Merdare, kanë hyrë rreth 150 kamionë me të produkte të lëndës së parë nga këto dy shtete.

Në këtë pikë doganore është bërë me dije se nga momenti kur ka hyrë në fuqi ky vendim, nga 20 mars e deri më sot 29 mars, kanë hyrë 146 kamionë me mallra te lëndës së parë.

Arsim Ibrahimi, shef ndërrimi në pikën e kalimit në Merdare, ka deklaruar për “Kosovapress”, se vendimi i qeverisë është duke u zbatuar, por që nuk ka fluks të madh të mallrave apo lëndës së parë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina.

Ai ka thënë se të gjithë kamionët që kalojnë përmes kësaj pike, janë duke u kontrolluar dhe se nuk kanë hasur në ndonjë problem.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shpërndarë në llogarinë e…