Shkarkohet drejtoresha e spitalit të Ohrit pas vdekjes së 66-vjeçares me koronavirus

29 mars 2020 | 16:06

Drejtoresha e Spitalit të Ohrit, Sllavica Maleska është shkarkuar pas rastit me gruan 66 vjeçe nga fshati Tatesh i Strugës.

Memlume Ibrahimi ka ndërruar jetë nga koronavirusi, por edhe krahas gjendjes së rënduar shëndetësore, ajo nuk është pranuar për kontroll në repartin infektiv në Ohër.

Nga ky institucioni kanë heshtur, ndërsa ministri Filipçe ka paralajmëruar kontroll në spital.

Në ndërkohë, dhëndri i gruas së ndjerë, Alil Tela, ka thënë se në spitalin infektiv të Ohrit, pacienten as që kanë dashur ta kontrollojnë.

Tela ka thënë se ndihmë kanë kërkuar edhe nga Spitali në Strugë edhe nga ndihma e shpejtë në Vevçan, por nga atje u kanë thënë se nuk janë kompetent.

Hetim për të ndjerën ka hapur edhe Prokuroria Themelore Publike në Ohër.

Të gjithë 13 anëtarët e familjes më të gjerë janë testuar, ndërsa shtëpitë e tyre janë dezinfektuar.

Nga ndihma e shpejtë në Strugë, kanë thënë struganët ende nuk i kanë marrë me seriozitet rekomandimet për izolim. /Alsat-M/

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për të hequr tarifën…