Thaçi: Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë

29 mars 2020 | 18:23

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka kujtuar të vrarët nga serbët në fshatin Beleg të Deçanit.

Thaçi në një postim në profilin e vet në “Facebook”,  ka shkruar se Kosova asnjëherë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës dhe se drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë.

“Edhe pas 21 vitesh askush nuk ka dalë para drejtësisë vendore dhe ndërkombëtare as për këtë krim. Republika e Kosovës asnjëherë nuk do të resht së kërkuari drejtësi për viktimat e luftës. Drejtësia ndërkombëtare nuk duhet t’i amnistojë kriminelët serbë”, ka shkruar ai.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/photos/a.595031453900551/3607468912656775/?type=3

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjendja psikologjike e Ronaldinhos është rënduar, pasi kanë kaluar disa…