![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2019/03/inter.jpg)
Interi kërkon nga lojtarët të rikthehen dhe të futen në karantinë
30 mars 2020
| 12:44
Pas rastit të Ruganit që rezultoi pozitiv me Koronavirus, u karantinuan të gjithë lojtarët e Interit, për shkak të ndeshjes që kishin me Juventusin.
Për fat të mirë sapo përfunduan karantinimin, asnjë nga lojtarët e Interit nuk ishte me Koronavirus dhe sapo morën vesh këtë, një pjesë e lojtarëve të huaj u larguan drejt familjeve tuaj.
Handanoviç, Brozoviç, Eriksen, Mozes, Lukaku, Jang dhe Godin, ishin lojtarët që u larguan nga Italia.
Megjithatë tashmë zikatërit i kanë kërkuar lojtarëve të kthehen në Milano para pashkëve dhe të qëndrojnë në karantinim për dy javë, siç është rregulli për të gjithë që udhëtojnë jashtë.