Ahmeti: Do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në Prishtinë

31 mars 2020 | 12:23

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me dije se do të dezinfektohen të gjitha ndërtesat e reja në kryeqytet, si masë parandaluese ndaj përhapjes se Covid-19.

Me këtë rast, Ahmeti, ka kërkuar nga qytetarët që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit.

“Pas përfundimit të dezinfektimit të ndërtesave kolektive të vjetra e që nuk janë në menaxhim të NPB-së, kemi marr vendim për dezinfektimin e të gjitha ndërtesave të reja në Prishtinë. Prandaj, kërkojmë mirëkuptimin e banorëve që të qëndrojnë brenda banesave gjatë dezinfektimit, që do të bëhet në ditët në vijim”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 21-vjetorin e masakrës së Burimit në Malishevë, kryetari i…