Në QKUK për herë të parë kryhet operacioni për heqjen e trupit të huaj nga syri

31 mars 2020 | 12:30

Në Klinikën e Syve të Qendrës Klinike Universitare  të Kosovës (QKUK) për herë të parë është bërë heqja e trupit të huaj në sy.

Kjo ndërhyrje është kryer tek pacienti B.A. (1956), ka njoftuar QKUK-ja.

“Operacionin e  ka kryer ekipi në përbërje të dr. Ardian Shabani, dr. Adem Miftari dhe anesteziologu Hilmi Havolli, të shoqëruar nga ekipi e instrumentareve të klinikes dhe stafi tjetër mbështetës”.

“Ndërhyrjet e tilla deri më tani janë kryer jashtë institucioneve publike shëndetësore, ku pacientët kanë paguar 5 mijë euro”.

“Klinika e Syve, pas pajisjes me aparaturë të re, në vazhdimësi ka rritur gamën e shërbimeve shëndetësore, me qëllim të uljes së referimeve jashtë institucioneve publike shëndetësore”, ka njoftuar QKUK-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë me…