Teqeja e Madhe e Halvetive në Rahovec dhuroi 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell

31 mars 2020 | 13:08

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka bërë me dije se Teqeja e Madhe e Halvetive, përkatësisht prijësi i saj, Shejh Besim Shehu, ka dhuruar sot 100 pako ushqimore dhe 100 thasë miell për familjet në nevojë të komunës së Rahovecit.

Me këtë rast, Latifi ka falënderuar shejh Besimin për solidaritetin dhe mbështetjen.

“Në këto ditë të vështira ku një pjesë e vendit është duke u përballur me pandeminë COVID -19, natyrisht se është e mirëpritur secila ndihmë, e cila na bashkon dhe motivon për humanizëm. I udhëhequr nga fryma e humanizmit dhe solidaritetit, Shejh Besimi mbetet pjesë e këtyre vlerave të shtuara njerëzore, kombëtare dhe fetare, të cilat na nderojnë çdoherë. Faleminderit Shejh Besim për solidarizimin dhe mbështetjen! Qofshim gjithmonë të bashkuar, ashtu si në këto ditë jo të lehta, edhe në ditë të mira! Zoti ju bekoftë juve Shejh Besim dhe Teqenë e Madhe të Halvetive në Rahovec!”, ka shkruar Latifi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Image may contain: 1 person, living room, table and indoorImage may contain: 6 people, people sitting and child

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucionet ndërkombëtare financiare janë duke vlerësuar sfidat dhe nevojat konkrete…