Spanja shënon rekord të ri vdekjesh brenda 24 orëve

31 mars 2020 | 13:31

Spanja ka shënuar rekord të ri të zi. Në 24 orët e fundit ky vend ka shënuar 849 vdekje, shkruan “BBC”.

Rekordi paraprak ditor ka qenë 838 që është regjistruar të dielën. Numri i të infektuarve në Spanjë tashmë ka kaluar Kinën,  vatër e koronavirusit, dhe tash aty janë 94 mijë e 417 të prekur.

Raportohet se nuk ka plane për kalim në kujdesin intensiv të pacientëve nga Madridi në Kataloni, si një prej zonave më të prekura, karshi pjesëve të tjera të Spanjës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme dhe…