Udhëtoi për në Itali, vetëkarantinohet ministri Cakaj

31 mars 2020 | 17:22

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, është vetëkarantinuar pas rikthimit në Shqipëri nga Italia.

Burime për “Top Channel” bëjnë me dije se ai nuk ka shfaqur asnjë shenjë të koronavirusit, por ka respektuar rregullat e vetëkarantinimit pas vizitës që zhvilloi para pak ditësh ku shoqëroi 30 mjekët që shkuan në Itali dhe u riatdhesuan disa të tjerë.

Që nga dita e kthimit nga Italia mësohet se nuk ka lëvizur nga banesa e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…