Limaj: Ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues, të kërkojnë falje

31 mars 2020 | 17:49

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Gjykata Kushtetuese konfirmoi atë që ka thënë nga fillimi se vendimi për kufizimin e lëvizjes së qytetarëve është antikushtetues.

“Siç kam thënë edhe më herët, në asnjë rast dhe në asnjë ligj qeveria nuk ka të drejtë të marr apo të shpall masa të tilla siç i ka përshkruar në vendim. Qeveria përmes atij vendimi shpërfaqi synimet që kishte për të grabitur kompetenca që nuk i takojnë, deri në kufizimin e të drejtave civile të qytetarëve. Të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin e këtij vendimi antikushtetues duhet së paku të kërkojnë falje për joprofesionalizëm”, ka shkruar Limaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edhe Edi Reja i bashkohet korit të zërave që lavdërojnë…