Kurti: Iu përgjigjëm ftesës së presidentit vetëm për zgjedhje të reja

01 prill 2020 | 10:35

Ka përfunduar takimi i kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me presidentin Hashim Thaçin. Ky takim u mbajt në orën 10:00 në presidencë.

Në konferencë për media Kurti ka thënë se në takim u flit për masat që ka marrë qeveria kundër COVID dhe për angazhimin e organeve të shtetit.

“Vazhduam edhe për situatën aktuale institucionale. Ne i jemi përgjigjur presidentit me qëndrimin tonë që është i drejtë me Kushtetutë për formimin e qeverisë.

Pas një mocioni të mosbesimit, ajo që ngelet është të shkohet në zgjedhje të reja, të bindur se Kushtetuta nuk krijon mundësi që ne të kemi qeveri të re pa Kuvend të ri, pa zgjedhje të reja.

Presidenti u zotua që do ta zotojë Kushtetutën, ligjin dhe praktikat e mëhershme.

Ne e theksuam këtë qëndrim tonin që presidenti nuk do të duhej të merrej me emra njerëzish e partish, por me data për zgjedhje të reja në kalendarin e këtij viti”, ka thënë Kurti pas takimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka filluar takimin me kryeministrin…