Për shkak të kushteve atmosferike, ndërpritet ndarja e pakove ushqimore në Drenas

01 prill 2020 | 14:54

Për shkak të kushteve atmosferike nga të reshurat e borës, për momentin është ndërprerë ndarja e pakove ushqimore-higjienike për familjet në nevojë të Komunës së Drenasit.

“Më datën 02.04.2020 (e enjte) do të vazhdon ndarja e pakove, sipas kushteve atmosferike. Ndonëse një pjesë e pakove është bërë ndarja në vendbanime, për shkak të reshjeve të dendura të borës, po dëmtohen thasët e miellit dhe pakoja ushqimore. Prandaj për të evituar këtë, Komisioni për shpërndarjen e pakove, ka vlerësuar se sot është e pamundur të bëhet ndarja sot. Ju faleminderit për mirëkuptim!”, ka njoftuar Komuna e Drenasit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka bërë me dije se…