Haradinaj: Albin Kurti po e mashtron popullin me reciprocitetin

01 prill 2020 | 15:17

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë  se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe është duke mashtruar popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook” , ka shkruar se vendimi kur ishte kryeministër, i datës 21 nëntor 2018, në të cilin vendoset taksa 100 për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parashihte një sërë masash reciprociteti me Serbinë.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Vendimi im i datës 21.11.2018, në të cilin vendoset taksa 100% për produktet serbe, në pikën 3 dhe 4 parasheh një sërë masash reciprociteti për të cilat obligohet Dogana, Inspektorati i Tregut dhe Inspektoratet Komunale, që të obligojnë të gjithë operatorët ekonomik t’i largojnë të gjitha produktet të cilat në etiketën apo deklaracionon e tyre kanë përmbajtjen e: Importues/Distributor/Përfaqësues/Prodhues/apo edhe ndryshe, për dhe në “Kosovë e Metohi”, “Kosovo Unmik””Kosova 1244”, “Kosovo Rezoluta 1244, sikurse edhe ato në të cilat përdorin vetëm emrat e qyteteve pa emrin e shtetit apo edhe çdo emërim tjetër në kundërshtim me emërtimin kushtetues të Republikës së Kosovës.

Kjo e vërteton se Albin Kurti ka hequr taksën pa nder dhe kundërvlerë, si dhe e mashtron popullin me reciprocitet, i cili tashmë vetëm ka ekzistuar në vendimin e taksës.

Image may contain: textImage may contain: text

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë  i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR),…