![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/02/https___cdn.cnn_.com_cnnnext_dam_assets_200221154039-02-richard-grenell-file-780x439.jpg)
Grenelli tregon se është kundër vendimit të Kurtit për reciprocitetin me Serbinë
Emisari i presidentit amerikan, Donald Trump-it për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Twitter” reagimin e sotëm të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila ka kundërshtuar vendimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.
“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur ShBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, është thënë në reagimin e Ambasadës së ShBA-së në Kosovë.