Abazi thotë se si dikur edhe sot po vazhdohet që qytetarëve t’u hiqet e drejta për vetëvendosje

01 prill 2020 | 15:40

Zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë përmendur dhe janë bërë në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën fjali me deklaratat për gjendjen e jashtëzakonshme në mars të viti 1989.

Ai ka thënë se në atëbotë me shumicë votash është suprimuar Kushtetuta e vitit 1974.

“Rrjedhimisht për shkak të qëllimeve të errëta e të kobshme kundër vullnetit qytetarë, i është hequr Kosovës dhe qytetarëve të saj e drejta për të vetëvendosur për të ardhmen e tyre. Kjo shkollë edhe sot po vazhdon të pretendojë se ekziston”, ka shkruar Abazi në llogarinë e vet në “Facebook”

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
UEFA ka zhvilluar sot një video konferencë me sekretarët e…