Heldt: Gjermania përkrah Kurtin për heqjen e taksës

01 prill 2020 | 19:21

Gjermania ka përkrahur vendimin e Qeverisë në detyrë të Kosovës për shfuqizimin e tarifës 100 për qind ndaj Serbisë.

Këtë e ka bërë të ditur vet ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt nëpërmjet një postimi në  llogarinë e vet në “Twitter”.

“Gjermania e mirëpret vendimin e qeverisë së udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti për të hequr plotësisht tarifat ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Ky është një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e dialogut për normalizim. Detyra tani është të rindërtohet gradualisht besimi për procesin e udhëhequr nga BE”, ka shkruar Heldt.

Më tutje, Heldt ka thënë se ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet.

“Ankesat ekzistuese si barrierat jo-tarifore duhet të zgjidhen nga vendet e tjera brenda kornizës ekzistuese të BE-së. BE ka ofruar mbështetjen këtu e cila duhet të merret me krijimin e një niveli të çarkullimit të mallrave nga të dy palët tani”, u shpreh Heldt.

Heldt ka pohuar se Kosova dhe Serbia duhet të përballen me koronavirusin. “Të dyja vendet, Kosova dhe Serbia duhet të përballen me sfidën e pashembullt me koronavirusin. Ky nuk është koha për manovrime politike, por për t’u përqëndruar në tejkalimin e krizës shëndetësore për popullatën. Bashkëpunimi rajonal më shumë rëndësi në këtë kontekst” #Së bashku në këtë”,  ka shkruar Heldt.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se kryeministri dhe…