Presidenti Thaçi: Nuk kam gisht në rrëzimin e Qeverisë Kurti

01 prill 2020 | 20:59

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se nuk ka gisht dhe as dorë në rrëzimin e Qeverisë Kurti.

Në Pressing të T7, Thaçi ka thënë se ky mocion ka qenë një proces i rregullt dhe kushtetues.

Ai ka thënë se ky mocion i rrëzimit të Qeverisë nuk është i pari në Kosovë.

Thaçi ka thënë se nuk kanë qenë rrethanat që të rrëzohet qeveria në këtë kohë, për shkak të situatës së koronavirusit, megjithatë ai ka theksuar se kjo ishte vendimmarrje që u ka takuar partive politike në Kuvend.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një pjesë e vendeve po grumbullojnë artikuj ushqimesh për të…