Pulmologu Baca: Të vaksinuarit e kalojnë lehtë koronavirusin

03 prill 2020 | 11:19

Pulmologu Skënder Baca ka thënë se virusi korona sulmon traktin respirator dhe mund të shkaktojë kallje të mushkërive apo pezmatim të tyre.

“Grupi i koronavirusëve është zbuluar më 1930 te shtazët dhe efekti që ka ky virus është te gjitarët dhe shpezët. Më 1960 është zbuluar patologjia e shkaktuar te njeriu. Çdo vit kemi një grip sezonal dhe krejt varet nga patogjeneza – virulenca e virusit që e ndryshon kodin gjenetik që shkaktohet edhe patologjia më e madhe më e vogël, epidemi apo pandemi.

Virusi shkakton efekte patogjene, ftohje e zakonshme apo rrufë dhe kalon lehtë dhe mjekohet në mënyrë ambulatore. Virusi mund të depërtojë përmes traktit të poshtëm respirator dhe të shkaktojë kallje të mushkërive apo pezmatim. Këto raste trajtohen në klinikë dhe mund të komplikohen”, ka treguar Baca.

Mjeku i mushkërive ka thënë në Sytë 7 se edhe vaksina kundër gripit sezonal ndihmon në luftimin e COVID 19. “Sa ma shumë të vaksinohen personat kundër gripit të zakonshëm – ajo është forcë imunologjie që na garanton se do ta kalojmë më lehtë gripin, por edhe koronavirusin. Ata që kanë dy sëmundje janë më të rrezikuar: diabet dhe astmë”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në përgjigje të letrës së para pak ditëve, në të…