BQK-ja: Kemi ulje ekonomike nga 4.5 deri në 4.6 %

03 prill 2020 | 11:35

Fehmi Mehmeti nga Banka Qendrore e Kosovës, në një konferencë për media mbajtur sot, ka njoftuar se virusi COVID 19 ka ndikuar goxha shumë në ekonominë e vendit. Megjithatë, sipas tij, bankat janë në nivel të mirë të funksionimit dhe se likuiditeti i bankave është i mjaftueshëm.

Ai ka bërë me dije se pagesat e kësteve të kredive do të rishikohen herë pas here dhe shtyrja e afateve të pagesës është deri më 30 prill. Ndër të tjera, Mehmeti ka thënë se qytetarët nuk duhet të shqetësohen për furnizimin me para të gatshme pasi që bankat kanë një furnizim normal.

“Sot ju kemi ftuar që të diskutojmë për ekonominë dhe për masat që ka marrë BQK-ja. Në kuadër të masave për ta parandaluar shpërndarjen e virusit, Kosova ka marrë ca masa. Mbyllja e bizneseve ka ndikuar që bizneset të jenë pa të hyra që mund t’i shtyjnë drejt dështimit. Po ashtu, edhe punëtorët të mesin pa punë.

Rënia e aktivitetit ekonomik në vendet e jashtme pritet të ndikojë edhe në ekonominë e jashtme – remitenca.

Kemi një ulje të rritjes ekonomike reale në Kosovë nga 4.5 deri në 4.6 %.

Në rënie pritet të karakterizohet edhe eksporti i Kosovës.

Pakoja e miratuar nga Kuvendi pritet të jetë një opsion relevant për ekonominë.

Deri më sot niveli i likuiditetit arrin që sot të ketë raport 35 %. Kemi një rritje të raportit. Bankat vazhdojnë të jenë mirëkuilde, përkundër krizës likudet janë në rritje.

Pezullimi i përkohshëm i pagesave të këstit të kredisë do të rishikohet  kohë pas kohe.

Interesat ndëshkuese në këtë periudhë nuk do të aplikohen. Asnjë masë ndaj përkeqësimit të kredisë nuk do të aplikohet  ndaj huamarrësit.

Bankat nuk duhet t’i rrisin tarifat në asnjë rast në këtë kohë”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbështetja për stafin shëndetësor, përveç nga institucionet lokale, po bëhet…