Kështu do të duket Luana pasi të kalon Covid-19

04 prill 2020 | 11:42

Këngëtarja dhe moderatorja Luana Vjollca mezi po pret që të kalojnë ditët e karantinës

Madje, pas kësaj Luana tashmë ka menduar edhe për vendet ku do të shkojë.

Këtë ajo e ka treguar me anë të një fotoje që e ka postuar në Instagram e ku shihet se ka paketuar valixhet për të udhëtuar në ndonjë vend ekzotik për pushime.

“Unë, pas karantinës”, ka shkruar ajo e ku shihet afër një aeroporti.

Këngëtarja e kishte nisur vitin 2020 me një projekt të madh televiziv, “TakeMeOut Albania”, por që u ndërpre për shkak të pandemisë globale “COVID-19”.

Pas kësaj ajo kishte lansuar edhe këngën “Pa Panik” për të vazhduar mandej vetizolimin për shkak të koronavirusit.

https://www.instagram.com/p/B-hMeUun9Z5/?utm_source=ig_web_copy_link

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronovirusi preferon të ftohtin e thatë, ndërsa përhapet më pak…