Bjellorusia nuk e ndalon futbollin

04 prill 2020 | 15:53

Bjellorusia vazhdon të mbetet i vetmi vend në Evropë ku vazhdon ende futbolli i luajtur. Atje gjendet edhe Elis Bakaj me Azdren Llullakun, dy lojtarët shqiptarë që vazhdon të luajnë mes frikës, pasi shohin gjendjen në Evropë dhe trojet shqiptare për shkakun e familjarëve të tyre.

Ndërkohë një vendim i fundit vjen nga sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit në Bjellorusi, Sergei Zardecki. Asnjë arsye nuk ka për ta pezulluar kampionatin, ndërsa do të vazhdohen të luhen javët e tjera si normalisht.

“Ne e monitorjmë situatën gjithmonë dhe i besojmë plotësisht sistemit tonë të kujdesit shëndetësor. Për momentin nuk ka arsye që të ndalojmë futbollin. E kuptojmë se në disa vendet situata është serioze, por pas konsultimit me specialistët në Bjellorusi e kuptuam se kampionati ynë mund të vazhdojë. Situata në Bjellorusi nuk është kritike dhe ne nuk kemi arsye për të ndalur”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra Kombëtare e Auditorit (ZKA), i auditon shumë institucione në…