95 persona sot lirohen nga karantina

05 prill 2020 | 08:16

95 persona, të ardhur nga Perëndimi në Kosovë dy javë më parë e të karantinuar në Qendrën e Studentëve, do të lirohen nga karantina sot pasi rezultati i testit të tyre për koronavirus ka dalë negativ. Lajmin e ka dhënë infektologu Izet Sadiku, i cili ka treguar se ky është grupi i tretë që po testohet. “Sot është testuar edhe grupi i tretë i personave të vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve. Janë testuar 95 persona për COVID19 dhe të gjithë janë negativë!”, ka shkruar ai.

Sot këta persona do të lirohen për në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, më 5 mars 2020, është përvjetori i 21-të i…