Turqia raportoi sot 76 viktima nga COVID-i

05 prill 2020 | 08:22

Turqia ka raportuar sot edhe 76 vdekje nga koronavirusi (COVID-19). Me viktimat e sotme, numri i të vdekurve nga COVID-i ka shkuar në 501.

Ministri turk i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka njoftuar se edhe numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus është rritur në 23 934, me 3 013 persona të infektuar vetëm në 24 orët e fundit. Koca njoftoi se deri më tani gjithsej 786 pacientë janë shëruar dhe janë lëshuar nga spitalet, ndërsa 1 311 pacientë aktualisht janë nën kujdes intensiv.

Në 24 orët e fundit në Turqi janë kryer 19 664 teste, duke e çuar numrin e përgjithshëm të testeve të kryera për COVID në 161 380.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
95 persona, të ardhur nga Perëndimi në Kosovë dy javë…