1 497 të vdekur nga virusi korona në ShBA

05 prill 2020 | 08:38

“Do të ketë shumë vdekje në javët e ardhshme”, deklaroi presidenti amerikan në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, raporton Ansa.

“Kjo është një situatë e jashtëzakonshme. Një gjë e tillë nuk është parë kurrë”, shtoi Trump.

Vetëm gjatë ditës së djeshme Shtetet e Bashkuara kanë shënuar rekord negativ, me 1 497 të vdekur nga koronavirusi. Shifra e përgjithshme e viktimave shkoi në mbi 8500. Gati gjysma e rasteve fatale u regjistruan në qytetin e Nju Jorkut, ku u shtuan mbi 33 mijë rastet e reja të infektimevve, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve në tërë vendin shkoi mbi 311 mijë.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, paralajmëroi se pandemia është bërë si një zjarr që po përhapet në kohën kur ky vend po vazhdon të preket shumë nga kriza, shkruan “Daily Mail”.

Spitalet e qytetit të Nju Jorkut vazhdojnë të jenë të mbushura me trupa të viktimave. Disa prej tyre janë vendosur në korridore dhe në kamionë-frigoriferë për shkak të mungesës së hapësirës. Për shkak të rrezikut nga infektimi, shumë njerëz që i kanë të afërmit në gjendje të rëndë nuk po kanë mundësi t’i shohin ata në çastet e fundit të jetës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Do të ketë shumë vdekje në javët e ardhshme”, deklaroi…