1.2 milion të infektuar e 65 000 të vdekur nga virusi korona

05 prill 2020 | 08:58

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, shifra e përgjithshme e personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën ka shkuar 1 milion e 203 mijë persona, kurse mbi 64 700 njerëz kanë vdekur.

Në vendin e parë me më së shumti persona të infektuar vazhdojnë të mbeten Shtetet e Bashkuara të Amerikës me mbi 312 mijë të prekur. Ato kanë më shumë raste sesa shteti i dytë dhe shteti i tretë së bashku. Spanja është në vendin e dytë me mbi 126 mijë të infektuar, ndërsa Italia e dyta me mbi 124 mijë.

Sa i përket numrit të viktimave, Italia vazhdon të qëndrojë në vendin e parë me mbi 15 mijë të vdekur, kurse në vendin e dytë është Spanja me gati 12 mijë viktima. Shtetet e Bashkuara ndodhen në vendin e tretë me mbi 8500 të vdekur.

Për fat të mirë, shifra të larta janë shënuar edhe sa iu përket personave të shëruar. Në mbarë botën nga koronavirusi janë shëruar 247 mijë njerëz të infektuar. Më së shumti raste të tilla janë shënuar në Kinë, mbi 77 mijë. Në vendin e dytë ndodhet Spanja me 34 mijë persona të shëruar dhe në të tretin Gjermania me më shumë se 26 mijë njerëz të shëruar nga virusi.

Lajmi i mirë është se Spanja dhe Italia – dy vendet me më së shumti viktima – kanë shënuar rënie të numrit të vdekjeve të reja në ditët e fundit, duke ngjallur shpresë për përmirësim të situatës së rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka…