Vaksina kundër Covid-19 dhe pikëpyetjet rreth virusit

05 prill 2020 | 09:38

Kodi gjenetik i virusit që shkakton Covid-19 mbetet i qëndrueshëm, duke rritur shpresat që një vaksinë e vetme mund të japë mbrojtje afatgjatë, thonë shkencëtarët.

Në kohën kur të paktën 50 ekipe studiuesish në të gjithë botën po garojnë për të krijuar një vaksinë të mundshme, të tjerë shkencëtarë po ndjekin shkallën e mutacioneve, dmth të ndryshimeve të tij.

Të gjithë viruset ndryshojnë me kalimin e kohës, duke grumbulluar gabime në kodin e tyre gjenetik, pasi ato bëjnë kopje të vetvetes brenda qelizave që infektojnë. Këto gabime mund të krijojnë njësi të reja të virusit (shtame) që janë po ashtu të rrezikshme.

Për virusin Covid-19 studiuesit kanë vërejtur në ndërtimin e një lloj mekanizmi “verifikues”, i cili I kufizon gabimet në kodin e tij gjenetik. Ndryshimet e regjistruara deri më tani janë të vogla, thonë studiuesit dhe ritmi i mutacionit është relativisht i ngadaltë, duke sugjeruar që një vaksinë e vetme të mund të ofrojë mbrojtje afatgjatë.

Kjo do ta bënte Covid-19 të ndryshëm nga gripi sezonal, i cili ndryshon më shpejt, që do të thotë se kërkohet një vaksinim i re çdo vit, përpara sezonit të gripit. Ian Jones, një profesor i virologjisë thotë se: “Për momentin ndryshimi që shihet në virus nuk duket se po shkon në ndonjë drejtim apo tjetër.” Sipas tij kjo ka një bazë vërtetësie pasi edhe të gjithë koronaviruset e tjerë njerëzorë gjithashtu nuk ndryshojnë nga viti në vit.”

Grupi koronavirus janë viruset më të mëdhenj që përdorin një molekulë të quajtur ARN për të mbajtur kodin e tyre gjenetik. Nëse përdoret një ilaç ose vaksinë, grimcat e virusit mutant që kanë një lloj rezistence mund të kenë një avantazh.

Megjithatë studiuesit në Universitetin e Oksfordit po punojnë për një ilaç që pritet të jetë vaksina e parë e koronavirusit. Ata planifikojnë ta testojnë atë muajin e ardhshëm. /The Time/Mapo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në moshën 104 vjeçe, pasi ka kaluar dy luftërat botërore,…