Kina raportoi 30 raste të reja të të infektuarve

05 prill 2020 | 10:17

Autoritetet shëndetësore në Kinë i raportuan sot 30 raste të reja të të infektuarve me koronavirus. Njëzet e pesë prej tyre ishin persona që kanë ardhur nga shtetet e tjera, kurse pesë rastet e tjera u shënuan në provincën Guangdond, e cila shtrihet në pjesën jugore të vendit, në kufi me Hong Kongun.

Kina ka disa javë ua ka ndaluar shumicës së të huajve hyrjen në territorin e saj dhe i ka kufizuar fluturimet ndërkombëtare në vetëm një në javë.

Organet shtetërore po frikësohen se të huajt mund të shkaktojnë një valë të re të përhapjes së virusit pas zvogëlimit të rasteve lokale.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona, duke e çuar në 3 329 shifrën e përgjithshme të viktimave. Numri i të infektuarve shkoi në 81 669 persona.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy anije të Marinës Amerikane, “USNS Comfort” dhe “USNS Mercy”,…