Meta: Ndarja nga jeta e Gëzim Krujës, lajm trishtues

05 prill 2020 | 13:28

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka thënë se ndaja nga jeta humoristit Gëzim Kruja është lajm trishtues.

Meta ka thënë se Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar.

“Ndarja nga jeta e Mjeshtrit të Madh të skenës dhe humorit, Gëzim Kruja është një lajm trishtues. Me talentin e spikatur, Gëzim Kruja do të mbahet mend si një prej figurave më të dashura të artit shqiptar, që falë personazheve karakteristike të interpretuara mjeshtërisht u duartrokit nga shumë breza, duke lënë pas një trashëgimi të vyer artistike. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Kruja, të afërmve, të gjithë artdashësve dhe qytetarëve të mrekullueshëm të Shkodrës, për këtë humbje të pazëvendësueshme”, ka shkruar Meta në llogarinë e vet në “Facebook”.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/photos/a.1479540228758912/2914879315224989/?type=3&theater

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi gjatë ditës së sotme ka…