Kina nuk do të kufizojë eksportin e furnizimeve mjekësore në vendet e tjera

05 prill 2020 | 13:50

Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që u dërgon vendeve që luftojnë me shpërthimet e koronavirusit”, tha Inspektori i Departamentit të Tregtisë së Jashtme, Jiang Fan,  në një konferencë për shtyp.

“Ne nuk do të harrojmë se shumë vende na kanë ndihmuar në fazën e hershme të shpërthimit. Ndërsa virusi po vazhdon të përhapet globalisht, ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmë dhe mbështetje për vendet përkatëse dhe rajone “, u shpreh ai.

Që prej 1 marsit, Kina ka eksportuar furnizime të mëdha mjekësore me vlerë 1.4 miliardë dollarë, përfshirë 3.86 miliardë maska, 37 milion rroba mbrojtëse, 16,000 ventilatorë, 2.8 milion komplete testimi, 8.4 milion syze dhe 2.4 milion termometra infra të kuqe.

/Ora News.tv/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…