Seria A mund të mbyllet në shtator apo tetor

05 prill 2020 | 20:53

“Serie A deri në fund të shtatorit dhe tetorit? Është një hipotezë”. Kjo është përgjigja e Presidentit të Federatës Italiane, Gabriele Gravina, që ka komentuar mënyrën e mbylljes së sezonit.

“E vetmja mënyrë për të zgjidhur këtë situatë emergjence është që të mbyllim kompeticionet e sezonit 2019-2020 në mënyrën më të mirë. Një datë hipotetike është 17 maj, por e dimë të gjithë s është vetëm një hipotezë.

Numri një i FiGC ka theksuar nevojën që sezoni të mbyllet qoftë në shtator apo tetor: “Është një modalitet për të mos kompromentuar jo vetëm sezonin 2019-2020, por dhe atë pasardhës”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Naser Ramadani, drejtor i Institutit të Shëndetit Publik u ka…