Gjermania frenon virusin korona

06 prill 2020 | 09:31

Instituti për Sëmundje Ngjitëse “Robert Koch” njoftoi se në 24 orët e fundit në Gjermani janë shënuar 3 677 raste të reja të koronavirusit, mbi 2 200 më pak se në ditën paraprake. Kështu, numri i përgjithshëm i personave të infektuar në Gjermani shkoi në 95 391 persona, njoftoi ky institut.

Vlen të theksohet se të dielën u shënuan 5936 raste të reja, shkruan “The Guardian”, transmeton Express.

Në 24 orët e fundit u regjistruan 92 viktima të reja, shifër që, gjithashtu, paraqet rënie të konsiderueshme nga raportimi i një dite më parë. Numri i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 1 434.

Gjermania është një ndër vendet më të prekura nga koronavirusi në Evropë, por vazhdimisht është dalluar për numrin e vogël të rasteve fatale në krahasim me Spanjën, Italinë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Rënie e numrit të rasteve të reja ditëve të fundit është raportuar edhe në Itali dhe Spanjë, që janë dy shtetet më të prekura në Evropë, duke e ngjallur shpresën për përmirësimin e gjendjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dr. Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergji dhe…