Vuçiqi i thotë Taninit se është i gatshëm t’i ndihmojë serbët e Kosovës

06 prill 2020 | 11:08

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha se Beogradi është i vendosur t’i ndihmojë serbët në Kosovë për  luftimin e koronavirustit. Ai ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të plotë edhe me përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës në luftën ndaj pandemisë.

Sipas presidencës serbe, Vuçiqi shprehu shqetësimin për përhapjen e infeksionit në Kosovë në një bisedë telefonike me shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, raporton agjencia serbe e lajmeve “Beta”.

Vuçiqi dhe Tanin gjithashtu diskutuan për situatën politike dhe të sigurisë në Kosovë me rastin e seancës së ardhshme të Këshillit të Sigurimit të KB kushtuar raportit të Sekretarit të Përgjithshëm të KB për punën e UNMIK-ut që do të mbahet përmes video-konferencës gjatë këtij muaji.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Familja Haradinaj sot ka festë. Gjenerali i luftës, deputeti i…