Afaristi nga Peja: Në Suedi jeta po zhvillohet normalisht

06 prill 2020 | 11:19

Suedia po vazhdon jetën normale edhe në këtë kohë të pandemisë me COVID 19.

Biznesmeni nga Peja që jeton dhe punon në Stokholm, Labinot Demaliaj, tregoi për Klan Kosovën se shteti suedez nuk ka marrë kufizime të rrepta të lëvizjes. “Sot në punë si gjithë. Nuk jemi ndalur. Nuk ka ndonjë masë policore. Jeta po zhvillohet normale. Janë vendosur disa masa në vendet publike. Nuk lejohet më shumë se 50 veta të jenë së bashku. Puna nuk është ndalur në asnjë sektor. Ne vazhdojmë të punojmë ashtu si më parë. Në gastronomi edhe hotele vërehet që ka rënë puna”.

Demaliaj theksoi se atje nuk ka shqiptar të infektuar me koronavirus.

“Ka lëvizje. Shihet se njerëzit janë më të kujdesshëm. Njerëzit lëvizin si më parë, por në masë më të vogël. Kisha kontakt me Ambasadën, por nuk ka ndonjë informacion zyrtar që ka ndonjë të prekur me koronavirus. Janë 200 bashkatdhetarë që kanë kërkuar të kthehen. Informacione zyrtare që ka të prekur nuk kemi”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deri tani ne të gjithë e kemi njohur Fifin si…