“L’Equipe” zbulon të ardhmen e Neymarit dhe Mbappes

06 prill 2020 | 12:20

Është përfolur prej shumë kohësh, për një largim të mundshëm të 2 yjeve Neymar dhe Mbappe nga PSG-ja, por kjo gjë pritet të mos ndodhë për të paktën edhe 1 sezon.

Prestigjiozja franceze “L’Equipe” ka zbuluar së fundmi se e ardhmja e Neymarit dhe Mbappesë është vendosur dhe ata do të vazhdojnë të jenë pjesë e PSG-së.

Në Francë duken të sigurt për këtë vendim, gjithsesi kjo pritet të konfirmohet në ditët në vijim, pasi siç dihet lajmet për sa i përket të ardhmes së 2 yjeve kanë qënë të shumta, teksa vetëm lajmi zyrtar i klubit është ai që i vendos veten.

Kujtojmë që për Neymarin është përfolur shumë për një rikthim të mundshëm te Barcelonë, ndërkohë që emri i kampionit të botës Kilian Mbappe ka qenë i lidhur me Realin e Madridit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy tregtar nga Komuna e Malishevës ditën e premte kanë…