Pezullohet lëvizja në mes të Mitrovicës së Veriut dhe Zveçanit

06 prill 2020 | 12:25

Në përputhje me vendimin për karantinën nga shtabi i krizave në Mitrovicën e Veriut dhe Zvecan, është pezulluar lëvizja midis këtyre dy komunave që nga mëngjesi i sotëm.

Lajmin e ka konfirmuar drerjtori i policisë në veri, Nenad Gjuriq për “KoSSev”.  Është bërë me dije se ky vendim i shtabit të krizave është marrë për të mbrojtur dhe parandaluar përhapjen e koronavirusit në këto dy komuna veriore.

Ato kanë hyrë në karantinë në orën 18:00 të së premtes pas rasteve të reja të infektimit të qytetarëve me Covid-19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është përfolur prej shumë kohësh, për një largim të mundshëm…