Irani nuk do të kërkojë kurrë ndihmën e SHBA-së

06 prill 2020 | 12:46

Irani kurrë nuk do t’i kërkojë Shteteve të Bashkuara për të ndihmuar Teheranin në luftën e tij kundër koronavirusit, ka deklaruar të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Abbas Mousavi, duke shtuar se Uashingtoni duhet të heqë sanksionet ndaj Republikës Islamike.

“Irani kurrë nuk ka kërkuar dhe nuk do t’i kërkojë Amerikës të ndihmojë Teheranin në luftën e tij kundër shpërthimit … Por Amerika duhet të heqë të gjitha sanksionet e paligjshme të njëanshme ndaj Iranit,” ka deklaruar Mousavi në një konferencë televizive.

“Ata (ShBA) po përpiqen ta detyrojnë Teheranin të pranojë negociatat me Amerikën”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe krerët e misioneve të shteteve…