Juve sakrifikon tre lojtarë për Pogban

06 prill 2020 | 13:01

Juventusi është i vendosur për ta rikthyer Paul Pogban në skuadër pas katër viteve. Pogba iu bashkua Manchester Unitedit në verën e vitit 2014 për një shumë prej 105 milionë euro.

Corriere dello Sport ka raportuar se Juventusi do t’i sakrifikojë tre futbollistë për të mbledhur fondet për blerjen e Pogbas.

Miralem Pjaniq është i pari në listën e të larguarve, derisa rrugën e boshnjakut do ta ndjekin edhe Douglas Costa dhe Federico Bernardeschi.

Nga shitja e këtyre tre futbollistëve, Juvetusi pritet të fitojë rreth 140 milionë euro. Për të arritur transferimin e Pogbas, Juve duhet të shpenzojë 85 milionë euro, ndërsa synimi mbetet për mesfushën edhe Housem Aouar.

Kampioni italian nuk do ta ketë fare të lehtë të nënshkruaj me francezin, pasi në garë mbetet fuqishëm edhe Real Madrid.

Nuk përjashtohet edhe mundësia e një shkëmbimi të mundshëm mes francezit dhe Matthijs De Ligt, pasi Manchester United mbetet shumë e interesuar të nënshkruajë me holandezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë e ka publikuar listën e barnatoreve kujdestare…