Rëndohet bilanci në SHBA: Rreth 10 mijë viktima dhe 337 mijë të infektuar nga koronavirusi

06 prill 2020 | 13:43

SHBA vazhdon të përballet me shifra gjithmonë e në rritje të Covid-19.

Sipas statistikave Universitetit Johns Hopkins në Shtetet e Bashkuara numri i viktimave ka shkuar rreth 10 mijë, konkretisht 9,648.

Ndërkohë SHBA mbetet vendi i parë përsa i përket rasteve të konfirmuara dhe deri më tani janë 337,646 të infektuar.

Rastet me Covid-19 raportohen në të gjithë SHBA-anë si dhe të gjitha rastet e riatdhesuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari  i përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran…