AVONET: Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë menaxhuan dobët

07 prill 2020 | 11:16

Rrjeti i OJQ-ve AVONET me vëmendje është duke përcjellë gjendjen e krijuar pas pandemisë në nivel vendi, e me theks të veçantë rëndësinë e masave adekuate për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, e që nënkupton në rritjen e masave parandaluese dhe veprime të tjera institucionale, e ku vërehet dukshëm që masa adekuate dhe më të favorshme në këtë drejtim kanë marrë institucionet lokale sesa ato qendrore.

Edhe pse komunave u ka munguar mbështetja elementare, siç janë maskat dhe dorëzat nga Ministria e Shëndetësisë dhe kjo mungesë e përkrahjes vazhdon tutje, kur tashmë jemi në javën e katërt nga shënimi i rasteve të para me Covid-19 në vendin tonë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, konkretisht Ministria e Shëndetësisë, është vonuar t’i përgatisë masat parandaluese dhe, po ashtu, edhe testet.

AVONET me shqetësim është duke parë në vazhdimësi se IKSHPK-ja nuk po arrin ta rritë numrin e testeve të dyshuara dhe kjo krijon një shqetësim jo vetëm tek familjet që potencialisht mund të jenë të infektuara, por edhe te çdo qytetar, e gjitha kjo është si pasojë e mosmenaxhimit të mirë të Qeverisë së Kosovës, konkretisht Ministrisë së Shëndetësisë. Përveç panikut të qytetarëve për përhapjen e virusit COVID-19, ndër shqetësimet kryesore mbetet edhe mungesa e testeve.

Andaj, një vazhdim i tillë krijon mundësinë që kjo gjendje të ketë jetëgjatësi dhe të krijojë situata të rënda në vend si në aspekt shëndetësor, po ashtu edhe atë ekonomik.

Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK deri më datën 06.04.2020 ka testuar gjithsej 2 093 mostra të dyshimta në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre, pozitive rezultojnë gjithsej 165 raste me 3 raste të vdekjes, të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Kërkojmë nga ministri z. Vitia, e konkretisht nga z. Ramadani i IKShPK-së, që të rrisin numrin e testeve dhe të përfundojnë sa më parë testimet e vatrave që potencialisht janë me numër më të madh të infektuarve, po ashtu të fillohet dezinfektimi në tërë hapësirën publike dhe të objekteve publike dhe kolektive, sepse është njëra prej masave parandaluese.

Po ashtu, zyrtarët e IKShPK-së të kursehen nga deklaratat në rastet kur japin se kur mund të kemi rritje kulminante të virusit, të cilat po kanë efekte negative duke krijuar panik te qytetarët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamentit Evropian ka shpërndarë një një video informuese ku shpjegon…