Japonia shpalli gjendjen e jashtëzakonshme

07 prill 2020 | 11:26

Kryeministri japonez Shinzo Abe shpalli zyrtarisht gjendjen e jashtëzakonshme një mujore, raporton CNN, transmeton lajmi.net. Gjendja e jashtëzakonshme do të zgjasë nga sot deri më 6 maj dhe do të vlejë në shtatë prefektura të goditura nga viruset, përfshirë Tokion.

Abe kishte njoftuar dje që ai do të bënte deklaratën sot, pasi vendi sheh rritje të infektuarve me koronavirus. Sipas deklaratës, “aktiviteti themelor ekonomik” do të vazhdojë ende, me transport publik dhe supermarketet ende mbeten të hapura. Njerëzit nxiten të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos bëjnë udhëtime të panevojshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një boshllëk dijesh mbi origjinën e koronavirusit të ri që…