Lajçak nis konsultimet me “partnerët” për rifillimin e dialogut

08 prill 2020 | 08:00

Përderisa në Kosovë vazhdojnë reagimet lidhur me emërimin e ish-ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajçak, përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialog në Bruksel, njoftohet se ai tashmë ka nisur punën dhe do t’i kontaktojë “partnerët” në mënyrë që sa më parë të rifillojë dialogu.

Për shkak të rrethanave, por edhe duket se kështu ka vendosur vetë Lajçak, mediat nuk do ta kenë të lehtë t’i marrin reagimet e tij për komentet që bëhen rreth angazhimit të tij në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, shkruan KOHA.

Sipas zëdhënësit Petar Stano, Lajçak ka nisur punën nga Sllovakia e jo nga Brukseli, për shkak të rrethanave, dhe ai së pari dëshiron të shqyrtojë se ku gjendet dialogu në mënyrë që të vazhdohet.

“EUSR Lajçak nis konsultimet gjatë kësaj jave me partneren, me fokus në dialogun Beograd – Prishtinë. Në këtë fazë ai duhet të bëjë një përmbledhje me të gjithë pjesëmarrësit dhe ta analizojë situatën në të cilën ndodhet. Ne nuk do të bëjmë komente gjatë secilit hap që ai bën dhe secilin bisedë që ka me partnerët. Status quoja e tashmë është e paqëndrueshme”, ka thënë Petar Stano, duke shtuar se në këtë moment, për shkak të zhvillimeve rreth koronavirusit dhe kufizimeve, Lajçak është në Sllovaki dhe kontakton partnerët duke shfrytëzuar të gjitha mjetet në dispozicion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i viktimave të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit në…