Rrëfimi i infermieres: Me kolegë i nxorëm nga spitali për një ditë 40 trupa të vdekur

08 prill 2020 | 08:10

Një infermiere e Sigurisë Kombëtare të Shëndetit (NHS) në Britani të Madhe ka rrëfyer gjatë të martës në lidhje me ngarkimin e 40 trupave të vdekur nga koronavirusi në frigorifer, pasi morgjet janë përplot me viktima.

Sally Goodright tha se stafi në Spitalin Universitar West Middlesex në Londrën Perëndimore është aq i mbingarkuar me trupa të vdekur saqë nuk po arrijnë të pranojnë të vdekur të tjerë, raporton “Daily Mail”.

Ajo iu bashkua pesë punonjësve të tjerë shëndetësorë për t’i lëvizur kufomat nga spitali. Në mesin e pacientëve, siç tregon infermierja, ishin edhe emrat e atyre që vinin të kontrolloheshin rregullisht tek ajo.

Infermierja Goodright iu bëri thirrje njerëzve të qëndrojnë në shtëpi dhe t’i ndalojnë grumbullimet e vizitat te të afërmit.

“Kështu, bashkë me dy kirurgë podiatikë, një profesor podiatri, dy audiologë, transportuam 40 trupa nga morgu te frigoriferi”, rrëfeu tutje punonjësja shëndetësore.

Ajo shtoi se të gjithë të vdekurit ishin akoma infektivë, kështu që ata kishin nevojë për të veshur pajisje të plota mbrojtëse personale (PPE) për orë të tëra.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Peter Navarro, këshilltari për tregtinë i presidentit Donald Trump, paralajmëroi…