7 pacientë në gjendje të rëndë, infektohet edhe një infermiere

08 prill 2020 | 10:17

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare, sipas raportit ditor 08/04/2020, gjenden të hospitalizuar gjithsej 49 raste të konfirmuara me COVID 19.

40 raste janë në gjendje stabile, 7 raste janë në gjendje të rëndë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në mjekimin intensiv të klinikës, në gjendje të rënduar janë tre pacientë, prej të cilëve dy raste janë në ventilim mekanik.

Sa i përket stafit të Klinikës Infektive, dje është konfirmuar pozitiv për Covid 19 edhe një infermiere, duke e çuar në 5 numrin e të infektuarve. Të pesë infermieret e infektuara me Covid 19 janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy prej tyre janë në vetizolim dhe tri infermiere janë të hospitalizuara në klinikë, prej të cilave, njëra ka rezultuar negativ në dy mostrat e fundit dhe lirohet në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vendet që kanë një popullsi të vaksinuar ndaj tuberkulozit shfaqin…