Lajçaku do ta kontaktojë Kurtin dhe udhëheqësit politikë në Kosovë

08 prill 2020 | 15:19

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe çështje të tjera rajonale të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak ka këmbyer letra me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurti

Në këtë letërkëmbim, Lajçaku, i ka thënë Kurtit do të dëshironte ta takonte për të diskutuar në lidhje me dialogun

“Më lejoni t’ju siguroj se për Bashkimin Evropian dhe vendet e saj anëtare është me rëndësi shumë të lartë të ndihmojmë fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor në rrugën e tyre evropiane. Kosova ndan perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe unë besoj se me punën tonë në dialog dhe progresin në normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve, ne do të mundësojmë progres të mëtutjeshëm në rrugën tuaj evropiane”.

“Duke pasur parasysh rrethanat e virusit COVID-19, do të më duhet të rregulloj planet e mia për fillimin e punës sime, do të më pëlqente të të takoja personalisht në ditët në vijim dhe të shkëmbejmë mendime për rrugën përpara. Kjo nuk do të jetë e mundur në të ardhmen e afërt; megjithatë, kjo situatë nuk do të më ndalojë të angazhohem”.

“Unë do ju kontaktoj ju dhe udhëheqjen politike në Kosovë, në mënyrë që të fillojmë atë që shpresoj se do të jetë një shkëmbim dhe bashkëpunim i mirë dhe i frytshëm midis nesh. Në ndërkohë do t’ju inkurajoja të përdorni këtë periudhë të kufizimeve të koronavirusit në mënyrë që të vazhdoni të reflektoni dhe përgatiteni për rifillimin e procesit”, është thënë nder të tjera në letrën e Lajçakut, drejtuar Kurtit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e financave të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, dështuan…