Zgjedhjet në PDK do të sjellin reformë të thelllë

09 mars 2018 | 07:51

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se përmes zgjedhjeve të brendshme kjo parti synon të bëjë reforma të thella dhe ndryshime të mëdha.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka vlerësuar se, pas përfundimit të këtij procesi zgjedhor, i cili do të zgjasë për disa muaj, PDK-ja do të jetë forca më e rëndësishme e ndryshimit në vend.

Hoxhaj ka treguar se në vjeshtë pritet të mbahet Konventa Zgjedhore e PDK-së, në të cilën do të zgjedhet edhe lideri i partisë.

Sipas tij, në këtë fazë ende nuk dihet nëse do të ketë një kandidat apo më shumë për të parin e PDK-së.

“PDK-ja është e hapur për pozitën e kryetarit, që do të thotë se mund të garojë kushdo që ia merr mendja se mund ta fitojë mbështetjen e anëtarësisë dhe të strukturave udhëheqëse të PDK-së. Edhe në të kaluarën PDK-ja ka qenë e hapur dhe do të vazhdojë të jetë e tillë edhe në të ardhmen. Tani është herët të flitet për kandidatura të mundshme meqë jemi në fillim të procesit zgjedhor. Aktualisht jemi duke u angazhuar që të bisedojmë me degët dhe nëndegët në mënyrë që të shohim se cilat janë ndryshimet që duhen bërë dhe çfarë pret elektorati prej PDK-së si një forcë e mirëfilltë politike në vend”, ka thënë Hoxhaj

Hoxhaj ka thënë se PDK-ja dekadën e dytë të shtetndërtimit synon ta përmbyllë me sovranitet të plotë, me anëtarësim të Kosovës në OKB dhe në BE.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lobi Rajonal i Grave të Evropës Juglindore (RWLSEE) i përbërë…