Rrecaj: Limaj do të dalë i pafajshëm edhe në rastin“Bellanica”

09 mars 2018 | 07:59

Tahir Rrecaj, avokat i Fatmir Limajt, ka thënë se sot (e premte) Fatmir Limaj do të dalë i pafajshëm edhe në rastin “Bellanica”, ku ai akuzohet nga prokuroria për përgjegjësi komanduese, me rastin e vrasjes së dy civilëve shqiptarë në vitin 1998 në Bellanicë të Malishevës. “Nuk ka prova që vërtetojnë dyshimin që Fatmir Limaj është fajtor për atë që akuzohet”, ka thënë Rrecaj, shkruan “Epoka e re”.

Në seancën e fundit gjyqësore, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj ka deklaruar se është i pafajshëm në lidhje me akuzat, duke u shprehur se ka qenë i bindur në pafajësi që nga fillimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka…