I dyshuari me koronavirus ikën, mjekët e ndjekin pas

10 prill 2020 | 08:23

Në Rusi ka ndodhur një ngjarje jo shumë e zakontë. Një person, i dyshuar i infektuar me COVID 19, ka detyruar mjekët që ta ndjekin me vrap nga pas.

E gjitha kjo skenë është filmuar nga një kamerë amatore, ndërsa është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale për shkak se, ndryshe nga pacientët e tjerë që shtrohen vetë në spital, ky rus nuk pranon të bie në duart e mjekëve që kishin shkuar ta testonin.

Kjo ngjarje është komentuar edhe nga kryetari i qytetit të Arzamas, rajoni i Nizhny Novgorod, Alexander Shchelokov, i cili tha se në pamje janë mjekët e veshur me kostume “anti-murtajës” dhe shihen teksa ndjekin një njeri duke ikur prej tyre: ai duhej të karantinohej për shkak të dyshimit të koronavirusit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në fillim gafa dhe më pas ndjesa e vonuar, pasi…