Vetëvendosja po tenton të krijojë lidhje me biznesmenë

10 prill 2020 | 08:33

Analisti politik Blerim Latifi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e cila njihet për kundërshtimet e saj ndaj kompanisë ‘Devolli Group’, pas ardhjes në pushtet ka tentuar të afrohet me këtë parti. Kështu ka deklaruar ai në Pressing, në T7, ku, ndër të tjera, tha se Vetëvendosja po tenton të krijojë lidhje me biznesmenët e njohur. “Shumë parti, njësoj edhe Vetëvendosja, sapo kanë ardhur në pushtet, kanë shikuar si të krijojnë lidhje me bizneset, në këtë rast edhe me ‘Devollët’”, ka thënë Latifi.

Ky debat vjen pasi ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca, shkoi në emision në televizionin “Klan Kosova”, më shumë se dy vjet prej kur dikush nga LV-ja pranoi të paraqitet për herë të fundit në këtë medium, që është në pronësi të “Devolli Group”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot pritet të mblidhet kryesia e Kuvendit e cila do…